Marotta: Nuk quhet vjedhje! Sot i morën Calhanoglu-Milanit, nesër Maldini…

Duke folur gjatë heshjes së shortit të Serie A, drejtuesi i Interit, Marotta, ka “plasur” një batutë që në fakt ishte edhe shumë serioze duke folur për Calhanoglu…

“Ishte një mundësi e merkatos dhe e shfrytëzuam duke qenë se ndodhi edhe ngjarja e Eriksen në Europian”

“Por, nuk ishte aspak një vjedhje që i bëmë Milanit apo dashakeqësi… Aspak! Por, sot morëm ne Calhanoglu, në të ardhmen kushedi Maldini dhe Milani mund të marrin dikë nga Interi”.

Maldini qesh dhe nuk prononcohet, e teksa pyetet se cili mund t’i interesojë, merr fjalën Marotta sërish: “Ka disa lojtarë që kontratat do të shkojnë në skadim kontrate, kështu që edhe mund të largohen me zero.

Nuk po flas për emra, por pas pandemisë janë ulur fitimet dhe duhet thënë se tashmë politikat e shumë klubeve janë që të bëjnë ofertat e tyre brenda parametrave dhe ato që nuk janë dakord edhe mund të largohen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu