Marchetti per Donnarumma: “Nese Milani deshiron të fitoje para, detyrimisht duhet ta shese kete vere”

Milani do te duhet te zhvilloje nje merkato tjeter kete vere pas nje sezoni perseri zhgenjyes deri me tani. Efektet financiare qe shkakton pandemia e koronavirusit dhe nje tjeter vit sipas gjasave pa Champions League, do te detyrojne kuqezinjte te shohin alternativa te tjera per te siguruar para per merkaton e veres, ku nje nder to eshte shitja e lojtareve qe mund te sigurojne shuma te konsiderueshme.

Ne kete menyre mund te sakrifikohet Gigio Donnarumma, te cilin Milani e vlereson te pakten 55 milion euro dhe shume skuadra te medha europiane jane te interesuara per te.  Ne kete linje ka qendruar edhe gazetari Luca Marchetti, i cili i pranishem ne studiot  e SkySport24, tha se nese kuqezinjte duan te ftiojne nga Donnarumma duhet ta shesin patjeter kete vere.

Marchetti: “Milani duhet te kuptoje se cfare kerkon te beje me Donnarumma i cili eshte nje nga portieret me te forte ne bote. Nese ata duan te fitojne para nga ai, atehere detyrimisht duhet ta shesin kete vere.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu