Marchegiani dhe Di Canio analizojnë Milan: “Kokë më kokë me Interin”

Luca Marchegiani, ish-portieri, i ftuar te Sky Club Calcio, analizoi Milanin: “Për momentin Milani është favorit për Scudetto -n. Pastaj, kampionati është i gjatë. Vitin e kaluar Milani ishte përpara për pjesën më të madhe të kampionatit dhe përfundoi i dyti.

Në momentin e vështirësisë ata treguan karakter, ndërsa sivjet janë përforcuar në mënyrë funksionale. Kanë dy ekipe.

Brenda klubit Milani ka një njeri të besueshëm si Maldini i cili ka forcën për të thënë gjërat ashtu siç janë”.

Paolo Di Canio (ish-futbollisti) gjithashtu bie dakord: “Pajtohem, Milani është ekipi me identitetin më të fortë. Ata kanë marrë lojtarë të mirë për të zgjeruar skuadrën. Lojtarë si Tonali janë rritur.

Përvoja e vitit të kaluar është e dobishme. Rritja e besimit, mbajtja e Piolit kur Rangnick po vinte. Donnarumma? Ai duket si një djalë në duart e një personi. Ai nuk kishte forcën të thoshte qëndroj te Milani.

Klubi kuqezi ka treguar se ata kanë etikë, ide dhe një vizion të ri. Bravo Maldini dhe të tjerët. Scudetto? Besoj Milan dhe Inter koke me koke. Zikalterit jane ende pak favorite, por vetem me pakt nese mbajne 70% te perqendrimit qe u jepte Conte”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu