Marcello Lippi analizon Milanin me superlativa!

Marcello Lippi, ish-trajneri i Italisë dhe Kinës, foli për kuqezinjtë në faqet e edicionit të sotëm të La Gazzetta dello Sport.
Pas debutimit sezonal dhe fitores ndaj Shamrock Rovers, me golat e Ibrahimovic dhe Calhanoglu, Lippi komentoi pozitivisht paraqitjet e djemve të Piolit.
“Milani i Piolit premton mirë: të enjten kundër Shamrock u shfaqën pak a shumë njësoj si në fundin e sezonit të shkuar, pra me në një futboll të bukur dhe fitues, me shumë zgjidhje, ndërsa kujtojmë se ishte vetëm debutimi. Pashë lëvizje të mira, kundërsulme, me pak fjalë, repertorin e zakonshëm që kuqezinjtë na kanë mësuar kohët e fundit “.
Milani do të debutojë në kampionat ndaj Bologna ditën e hënë ora 20:45 në “San Siro”. Skuadra e Piolit të enjten ka edhe ndeshjen ndaj Bodo Glimt, rivali norvegjez i turit të tretë kualifikues të Europa League.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu