Marca: Boban kishte bindur yllin e Realit per t’iu bashkuar Milanit

Lamtumira e Zvonimir Boban nga Milani, ka ndryshuar edhe strategjite e ardhshme te merkatos se klubit. Kroati, raporton ‘Marca’, ne fakt ishte shume afer marreveshjes me bashkatdhetarin e tij Luka Modric per te veshur fanellen kuqezi sezonin e ardhshem. Mesfushori 34-vjeçar, ka nje kontrate qe i skadon ne vitin 2021, dhe nuk duket se eshte nje qender kryesore e Real Madridit te Zinedine Zidane.

Por me Boban jashte shoqerise milaneze, pista perfundimisht eshte ftohur dhe shanset per nje zbarkim te Topit te Arte te vitit 2018 ne Milano jane ulur shume, edhe pse cdo skenar tjeter nuk mund te perjashtohet. Per momentin, megjithate, duket e veshtire te mendosh per nje investim kaq te rendesishem, per nje lojtar me vlera te medha por rroge te larte sezonale, dhe me Gazidis ne anen tjeter qe kerkon te ndertoje nje projekt me lojtare te rinj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu