Mandzukic-Milan, një “martesë” e kryer që në fillim të dhjetorit. Prapaskenat dhe refuzimet

Mario Mandzukic te Milani, e kryer në pritje të firmës në kontratën që do ta lidhë me kuqezinjtë deri në fund të sezonit, me rinovim automatik në rast të kualifikimit në Champions League.

Motivi i shtyrjes së nënshkrimit në Casa Milan lidhet me logjistikën, duke qenë se skuadra kuqezi bashkë me stafin drejtues kanë fluturuar drejt Sardenjës për të luajtur sonte në mbrëmje ndaj Cagliarit (ora 20:45)

Kështu që Maldini, Massara dhe Gazidis vetëm nesër në mëngjes do të jenë në zyrat e tyre për të pritur kështu sulmuesin 34-vjeçar kroat.

Mandzukic ka ka kryer të gjitha testet fizike dhe ekzaminimet mjekësore fillimisht në klinikën La Madonnina në Milano dhe më pas në Ambrosiana ku është dashur drita jeshile nga Komiteti Olimpik Italian që të federohet.

Prapaskena – Sipas asaj që mësohet nga Corriere della Sera, kontakti i parë mes Maldinit dhe Mandzukic ka ardhur në fillim të dhjetorit kur edhe kroati po negocionte me klube të tjera rikthimin e tij në Europë.

Dëmtimi i dytë i Ibrahimovic ka shtyrë Milanin që të bëjë hapin final dhe të kontaktojë kroatin, duke i parashtruar planin e tyre për në janar.

Gjatë kësaj kohe ai është stërvitur në Zagreb me një përgatitës fizik dhe madje ka çuar të gjitha parametrat te Milani, ndaj aspekti fizik nuk ka qenë kurrë në dyshim nga drejtuesit dhe MilanLab.

Mandzukic ka premtuar se do të presë kuqezinjtë dhe ka refuzuar ofertat e tjera, i sigurtë se do të arrihej akordi dhe transferimi. Edhe Elliott ka dhënë “ok” pa u menduar gjatë dhe beson se këtë sezon mund të synohet fitimi i një trofeu përveç se sigurisht rikthimi në Champions League.

Stefano Pioli dhe Zlatan Ibrahimovic kanë biseduar mes tyre në lidhje me ardhjen e Mandzukic dhe suedezi ka dhënë “ok” e tij pa problem, duke siguruar trajnerin se pikërisht transferimi i tij do të shtonte më shumë peshën e sulmit dhe do t’i jepte mundësi klubit që të kishte alternativa për 3 kompeticionet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu