Mancini: Vërshëllimat për Donnarumma? Po të luhej Milan-PSG do isha dakord por…

Donnarumma sot u mbulua nga vërshëllimat e San Siro-s sa herë prekte topin. Tifozët e Milanit e pritën në këtë formë portierin e PSG-së, i cili braktisi kuqezinjtë pikërisht për të zgjedhur francezët, por duke mos sjellë asnjë qindarkë te “Djalli”.

“Më vjen keq, Italia po luante dhe nuk ishte një lojë klubi. Mund ta kishin lënë mënjanë këtë situatë për një mbrëmje dhe të vërshëllenin mbase te një PSG-Milan të mundshme! Italia është Italia dhe vjen mbi gjithçka”.

Roberto Mancini ka komentuar pas ndeshjes së Nations League ndaj Spanjës, ku ekipi kampion Europe u eliminua me rezultatin 2-1 në “San Siro”…

“Më erdhi keq që Donnarumma u vërshëllua, ashtu si do t’i ketë ardhur edhe atij. Por, çfarë të bëjmë, jemi të rritur dhe kështu shkon…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu