Mancini: Rinovimi Donnarumma-Milan? Gigio tani ka përvojë, por dua nga ai…

Ende nuk ka siguri për rinovimin e Gigio Donnarumma me Milanin. Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, ka pasur vetëm kontakte midis Raiola, agjentit të tij, dhe klubit kuqezi. Tani për tani, gjithçka është ndalur. Tratativat janë duke vazhduar në distancë, teksa nuk është caktuar ndonjë takim ballë për ballë së shpejti mes palëve.

Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Irlandës së Veriut, trajneri Roberto Mancini iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me çështjen e rinovimit të Donnarumma:

“Unë nuk jam i shqetësuar, djemtë janë mësuar me këto gjëra dhe Gigio në veçanti është edhe më me përvojë se për atë që ndodhi në Kampionatin Europian U-21, disa vite më parë.

Fokusi ynë do të jetë vetëm në Kampionatin Europian, jo te merkatoja. Kjo vlen edhe për Donnarumma”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu