Mancini ndryshon mendje dhe shpjegon: “Arsyeja pse nuk e thirra Tonali!”

Ndër lojtarët që po shkëlqejnë më shumë te Milani është Sandro Tonali. Pas një sezoni të parë jo frymëzues, ish-lojtari i Brescia është më në fund bindës me shfaqje të nivelit të lartë.

Duke pasur parasysh performancën e tij të mirë, shumë prisnin një thirrje në ekipin kombëtar të Italise. Në vend të kësaj Roberto Mancini nuk e thirri atë për angazhimet në Ligën e Kombeve. Mesfushori Rossoneri do të luajë me ekipin e Paolo Nicolato Under 21.

Mancini në konferencën për shtyp në prag të Itali-Spanjë shpjegoi arsyen pse ai nuk e thirri Sandro:

“Të rinjtë po bëjnë mirë. Tonali, për shembull, po bën një kampionat të madh. Ka të tjerë që janë duke luajtur dhe janë nën grupin Under 21. Për sa kohë që ata luajnë dhe mund të kenë hapësirë, sigurisht që është pozitiv, shpresa është që ata të vazhdojnë të luajnë. Është e drejtë të lësh disa lojtarë te U21 sepse ata kanë dy ndeshje të rëndësishme”.

Italia U-21 duhet të përballet me Bosnjën dhe Suedinë në kualifikueset e Europianit, kështu që Mancini nuk donte të hiqte lojtarë të caktuar nga Nicolato.

Tonali është një kolonë e ekipit të ri blu dhe për këtë arsye ai preferoi të mos e “rrëmbejë” atë nga kolegu i tij.

Sigurisht që mesfushori i Milanit do të ketë mundësinë të kthehet për të veshur fanellën e kombëtares italiane që ai e ka veshur tashmë në katër raste.

Nëse ai vazhdon të ketë paraqitjen e tij aktuale në fushë, Mancini do të jetë në gjendje ta thërrasë atë. Tani ai duhet të japë gjithçka me kuqezinjte dhe me ekipin Under 21 ku eshte kapiten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu