Mancini: Dueli Ibra-Lukaku? Gjëra fushe, mjaft u morët! Milani meriton kreun e renditjes

Trajneri i ekipit kombëtar italian, Roberto Mancini, i cili foli për Tiki Taka, programi televiziv i drejtuar nga Piero Chiambretti, gjithashtu i pyetur për ngjarjen mes Zlatan Ibrahimovic-Lukaku dhe hapjen e hetimit nga Prokuroria, u shpreh:

“Këto janë gjëra që kanë ndodhur gjithmonë në fushë dhe do të vazhdojnë të ndodhin. Arbitri i dha karton të verdhë, mbase ai mund t’i nxirrte me të kuq, por mbyllet me kaq. Kemi folur shumë për këtë dhe nuk duhet të shkojmë më tej”.

“Unë nuk mendoj se ata duhet të skualifikohen për muaj të tërë, gjyqtari ishte aty dhe vendosi për karton. Nëse ai do të kishte dëgjuar diçka të veçantë mendoj se do të kishte bërë diçka më shumë por nuk e di se çfarë i thanë njëri-tjetrit”.

Mancini, dopo la Nazionale è sicuro: "Allenerò in un club"

Lidhur me luftën për kampionat, trajneri nuk ka dyshime: “Milani është me meritë në krye dhe Ibrahimovic po bën shumë mirë edhe në moshën 40 vjeçare. Zlatan arrin të menaxhojë forcat e tij dhe unë jam shumë i lumtur për të”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu