Manchester Utd-Milan, top 11 e mungesave! Çfarë super ekipi

Manchester United-Milan do të luhet sot në orën 18.55, një sfidë me aromë Champions edhe pse, siç dihet, konteksti do të jetë ai i Europa League.

Dy skuadra do të dalin në fushë në Old Trafford por do duhet të merren me lista shumë të gjata të mungesash, prandaj Pioli dhe Solskjaer do të duhet të shpikin një formacion fillestar.

Te Milani do të mungojnë Rebic, Hernandez, Ibrahimovic, Bennacer, Maldini, Calhanoglu, Mandzukiuc dhe Hauge, por Romagnoli nuk do të jetë në lojë përveç surprizave për shkak të problemit fizik të djeshëm.

Te United, sipas lajmeve të fundit, mungesat janë edhe më të dukshme: De Gea, Jones, Van de Beek, Pogba, Mata, Cavani dhe Marcus Rashford.

Duke shtuar të gjithë munguesit, dhe me një fantazi taktike, plotësohet një top 11 ëndrrash.

Me De Gea në portë, treshja Jones-Romagnoli-Theo Hernandez në mbrojtje.

Në mesfushë vetëm cilësi me Van de Beek-Pogba dhe Bennacer-Calhanoglu.

Përpara, ish dyshja e PSG-së Ibrahimovic-Cavani me mbështetjen nga Rashford.

De Gea; Jones, Romagnoli, Theo; Van de Beek, Pogba, Bennacer, Calhanoglu; Cavani, Ibrahimovic, Rashford.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu