Maldini zbulon objektivat e merkatos së Milanit! “Po i ndjekim, por ka edhe të tjerë…”

Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini, foli sot përpara ndeshjes ndaj Bologna duke prekur disa tema, mes tyre edhe merkaton kuqezi.

“Kemi folur prej vitesh për Championsin, por nuk luajmë aty prej 7 vitesh. Sezonin e kaluar u bë diçka ndryshe dhe do të shihen dhe frytet. Nuk po flasim për ta arritur, por për ta provuar. Ka shumë ekipe të mira, por ne do ta provojmë. Ka ende dy raunde në Europa League, nëse kualifikohemi në grupe do të jetë sezon intensiv”.

“Merkato? Tani kemi nevojë për një mbrojtës qendre, kemi vetëm dy të gatshëm. Në mesfushë ka ardhur Tonali dhe jemi të qetë. Milenkovic dhe Ajer janë pjesë e emrave që na interesojnë, por nuk janë të vetnit që po punojmë”,  tha Maldini ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu