Maldini takon Ramadani! Formulon planin “B” nëse nuk rinovon Romagnoli

Përveç se ka takuar presidentin e Cagliarit, Giulini, Maldini dhe Massara, në hotelin milanez, kanë pritur edhe Fali Ramadanin, agjentin e njohur dhe ai që zotëron shumë futbollistë ballkanas…

Në fakt, me Ramadanin, sipas thashethemeve të para, duket se është folur për Luka Jovic (sulmuesin e Real Madrid) por edhe sidomos për mbrojtësin e Fiorentina, Milenkovic.

Plani i drejtuesit kuqezi është ky: në rast se deri në korrik, Raiola nuk pranon rinovimin për Romagnolin, mbrojtësi dhe kapiteni kuqezi del në shitje.

Sot, Romagnoli është në bilancin e Milanit me gati 5 mln euro pasi investimi është amortizuar. Duke e shitur mund të dilnin paratë për të investuar te mbrojtësi serb që di të luajë edhe mbrojtës i djathtë përveç se në qendër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu