Maldini rikthehet të “fiksimi” i Boban në merkato! Milani tentoi ta merrte që në janar, por duhet vepruar përpara Europianit

Milani është ende një skuadër jo e plotë dhe në seancën tjetër të tregut të transferimeve – gjatë verës natyrisht – do të duhet të marrin përforcimet e munguara për të bërë një hap cilësor dhe pasur alternativa më të vlefshme në stol.

Do të jetë i  rëndësishëm kualifikimi për në Ligën e Kampionëve për të qenë në gjendje të përballojë investime të caktuara.

Ka disa emra lojtarësh që janë me interes për drejtuesit kuqezi, të cilët duan të përmirësojnë të gjitha rolet kyçe.

Sidomos, sulmi dhe krahët (i djathti dhe i majti)

Disa lojtarë në ekip sot mund të largohen dhe të bëjnë vend për ardhje të reja. Një profil që duket se i  pëlqen është Josip Brekalo.

Sipas Tportal.hr, Milan është ndër skuadrat e interesuara për anësorin kroat të lindur në 1998. Ai luan për Wolfsburg dhe kanë një kontratë që skadon në qershor 2023. 4 gola dhe 3 asistime në 27 paraqitje në Bundesliga 2020/2021.

Nuk është hera e parë që Brekalo afrohet te klubi kuqezi. Kur Zvonimir Boban ishte drejtues, emri i  tij ishte në listën e përforcimeve të mundshme për departamentin sulmues.

Tportal.hr shpjegon se kishte kontakte edhe me Wolfsburgun në seancën e fundit dimërore të tregut të transferimeve. Talenti kroat është i  pëlqyer dhe konsiderohet funksional për projektin.

Klubi gjerman është i  hapur për të diskutuar shitjen e lojtarit të rritur te Dinamo Zagreb i  cili u transferua në Gjermani në verën e vitit 2016.

Çmimi është rreth 20 milion euro. Arsenali dhe Liverpool janë dhënë gjithashtu si klube shumë të interesuara për Brekalo. Por gjithashtu kushtojini vëmendje Romës, Atalanta dhe Atletico Madrid.

Wolfsburg do të preferonte të priste Kampionatin Evropian për ta shitur atë, duke shpresuar që Brekalo të paraqiste shfaqje të mira dhe të rrisë vlerësimin e tij në treg.

Futbollisti kroat është një sulmues i majtë i cili do të integrohej në mënyrë perfekte në Stefano Pioli 4-2-3-1.

Vërtet që Milani në atë rol sot është mjaft i  mbuluar, por në tregun tjetër të transferimit të verës diçka mund të ndryshojë. Asgjë nuk duhet të përjashtohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu