Maldini presion Ibrës: Duam të jetë me ne, por e kemi edhe një plan B

Milani ia bën të qartë Zlatan Ibrahimoviçit se është i gatshëm të vazhdojë dhe pa të.

Kështu u shpreh në konferencën e parë për shtyp për sezonin e ri drejtori teknik i klubit Paolo Maldini.

Pasi ndoqën skuadrën në seancën e parë stërvitore, Shefi Ekzekutiv Ivan Gazidhis, së bashku me Drejtorin Sportiv Frederiko Masara dhe Maldinin  folën për dëshirat, planet dhe objektivat e sezonit 2020-2021.

Teksa Gazidhis ngarkoi me përgjegjësi Maldinin dhe Masarën për formimin dhe ngritjen e skuadrës së ardshme, ish-kapiteni i “Djallit” dha përgjigje të prerë rreth Zlatan Ibrahimoviçit, i cili ende nuk ka arritur të rinovojë me klubin.

Maldini u shpreh se Milani dëshiron të bashkëpunojë akoma me Ibrën, por në rast dështimi të negociatave dhe largim të suedezit, Milani ka gati një plan rezervë për vazhdimin e projektit.

“Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm këtë sezon.

Duam të vazhdojmë në këtë mënyrë.

Duam të arrijmë marrëveshje në mënyrë pozitive.

Por, kemi dhe një plan B”, u shpreh Drejtori Teknik i Milanit Paolo Maldini për të ardhmen e Zlatan Ibrahimoviçit.

PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu