Maldini poston foto, legjendat “e mbysin” me komente! Totti i kërkon rikthimin!

Ka mjaftuar një foto e postuar nga ish-kapiteni i Milanit, legjenda Paolo Maldini, që të nisin komentet dhe të ketë një “mëysmje” të vërtetë në profilin e tij në Instagram!

Shumë kampionë nga e kaluara kanë komentuar… Carles Puyol dhe Rivaldo komentuan me “Top, top, top”, ndërsa John Terry u përgjigj me “Legend”.

Roberto Carlos shprehu admirimin e tij për drejtorin teknik kuqezi: “Kapiten i madh”. Ndërsa Francesco Totti shkruajti: “A do të kthehesh përsëri kapiten?”.

Midis shumë pëlqimeve, përveç atyre të lojtarëve aktualë të Milanit, ka edhe ato të Nocerino, Antonini, Gandini, Serginho, Ba, Favalli, Borriello, Pazzini, Albertini, Materazzi, Desailly, Seedorf, Thiago Silva, Papu Gomez dhe Reina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu