Maldini “peshkon” te Barcelona! I magjepsur nga djaloshi 17-vjeçar. Në janar do të provojë sulmin

Milani nuk ka ndaluar së lëvizuri në treg edhe pas mbylljes së dritares së verës/vjeshtës.

Ekipi i vëzhguesve kuqezi është gjithmonë aktivë dhe siç ndodhi me afrimet e Roback dhe Hauge (i pari i rrëmbyer nga Arsenali, i dyti nga Manchester United dhe Leipzig), ata do të përpiqen të përforcojnë skuadrën Primavera dhe ekipin e parë me talente të mëdha.

Në verë, kuqezinjtë vlerësuan mbrojtësin e majtë të Barcelona-s Alejandro Balde, një 17-vjeçar nga ekipi katalanas, por për një seri arsyesh (përfshirë ato ekonomike) lojtari nuk u mor nga Milani, që ishte më shumë e angazhuar për të mbushur boshllëqet e tjera.

Por mbrojtësi vazhdon të interesojë dhe në funksion të tregut të ardhshëm mund të ketë qasje të reja.

Arsyeja është gjithashtu numerike, sepse pas transferimit të Diego Laxalt te Celtic me një huazim, kuqezinjtë nuk kanë një mbrojtës të majtë të vërtetë në rol përveç Theo Hernandez.

Shigjeta franceze mbetet titullari, por Pioli nuk ka shumë zgjidhje kur Theo nuk do të jetë atje.

Ideja për momentin është të zhvendoset njëri mes Davide Calabria ose Diogo Dalot në korsinë tjetër, por gjithsesi është një lojtar i përshtatur, sepse të dy shprehen më mirë në të djathtë.

Kështu që në janar ideja Alejandro Balde e Barcelonës mund të rikthehet në modë për një përforcim në të majtë, por akordi ekonomik duhet të gjendet sepse klubi spanjoll zakonisht u jep shumë vlera produkteve të sektorit të tyre të të rinjve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu