Maldini për So Foot: Tani nuk blejmë dot top player, sot po na marrin shembull mbi ciklin e nisur!

Duke folur për So Foot, Paolo Maldini foli për projektin e Milanit si më poshtë:

“Ne e filluam projektin tonë para se të ndodhte kjo pandemi. Dhe tani kaq shumë ekipe po na shikojnë: pse Milan këtë vit? Si mundet të jetë i vetëfinancueshëm? Skuadra? Unë mendoj se ne jemi marrë si një shembull i një klubi të virtytshëm dhe do të shohim nëse do të fitojmë në të ardhmen.

Gjithashtu ka një grup njerëzish që punojnë me klube që janë skautë, vëzhgues, menaxherë.

Është në dorën e pronarëve dhe menaxherëve të sektorëve të ndryshëm të zgjedhin njerëzit e duhur. Unë besoj se Milani, në Itali pa dyshim dhe gjithashtu në Evropë, konsiderohet një klub i virtytshëm.

Deri më sot, Milani nuk ka mundësi të ketë lojtarë top player nga pikëpamja financiare. Kur të jemi sistematikisht në Champions për 4-5 vite radhazi, atëherë dhe ne do të jemi në gjendje të bëjmë sakrifica të tjera ekonomike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu