MALDINI: Nuk nxitohemi te rinovimet, por do t’i mbyllim!

Paolo Maldini, drejtori teknik kuqezi, foli për Sky para ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Celtic:

“Europa League është qëllimi ynë. Të kalojmë me sukses mbrëmjen e sotme do të nënkuptonte të kemi një ndeshje ku rezultati nuk llogaritet dhe në një sezon kaq intensiv nuk do të ishte keq”.

Mbi rrugën evropiane: “Ne po rritemi. Ndoshta në Evropë gjejmë edhe disa vështirësi, veçanërisht në nivelin fizik”.

Për rinovimet: “Asnjë lajm. Takimet do të caktohen, por nuk ka asnjë nxitim. Kontaktet janë të vazhdueshme, thjesht duhet të gjejmë kohën e duhur për t’i mbyllur”.

Scudetto: “Unë pashë gjëra pozitive edhe vitin e kaluar. Një bazë e rëndësishme po krijohej. Sigurisht, Ibra gjithashtu të shtyn të arrish rezultate që duken të pamundura. Sacchi nuk u kujdes vetëm për të fituar, por gjithmonë duke bërë diçka më shumë se kundërshtari. Duke menduar se mund të arrish një rezultat pothuajse të pamundur jep 100%”.

Për ambjentin: “Unë nuk i njoh ambjentet e tjera, por mund të konfirmoj që shpirti ynë është baza e rezultateve tona. Nëse lojtarët ndryshojnë dhe ka rotacione por rezultatet arrijnë njësoj, merita shkon për menaxhimin e trajnerit dhe gjithashtu për frymën që ekziston në ekip”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu