Maldini nuk heq dorë nga “Messi i Iranit”. Verën e shkuar tentoi, por ishte e pamundur. Sivjet…

Milani vazhdon të ndjekë futbollistin iranian Sardar Azmoun, që sigurisht tashmë nuk është më i ri si dikur kur doli dhe shpërtheu te Rubin Kazan…

Por, asi i Zenit Shën Pjetërsburgut duket se këtë vit po konfirmohet në nivele të larta mes golave dhe asisteve. i rëndësishëm për ekipin rus që kryeson renditjen e kampionatit, natyrisht që shumë skuadra europiane e ndjekin dhe mes tyre është edhe Sevilla që bëri tentativë që në janar.

Tentativa që edhe Milani provoi verën e shkuar por 25 mln eurot e kërkuara nga Zenit ishin shumë për arkat kuqezi dhe në kohë pandemie.

Azmoun sot është 26 vjeç dhe po luan me rendiment super, aq sa Maldini e ka ndjekur në disa ndeshje – sipas calciomercato – për të kuptuar nëse karakteristikat e tij janë ideale për kuqezinjtë.

Në verë do të ketë më shumë se sa një sondazh. Do të provohet që të bëhet goditja. Sulmues qendre, Azmoun ka realizuar 15 gola në 21 ndeshje dhe ka edhe 5 asist në kampionatin rus.

Ndërkohë, duhet theksuar se luan si sulmues i dytë, pikërisht për t’u vendosur përkrah Ibrahimovic. Kosto e kartonit është sërish e njëjta: 25 mln euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu