Maldini nuhat super okazionin nga Premier League dhe futet në garë! Kontrata i skadon në vitin 2022

Skuadra e Milanit humbi dy figura të rëndësishme për sezonin e ardhshëm: Gianluigi Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu.

Kjo arsye ka bërë që drejtuesit kuqezi të fillojnë të lëvizin në tregun e transferimeve.

Deri më tani, ata kanë konfirmuar nënshkrimin e Maignan, Tomori dhe Tonali, duke afruar gjithashtu edhe Brahim Diaz, Olivier Giroud dhe së fundmi Ballo-Toure nga Monaco.

Por bordi drejtues dhe sidomos figura e Paolo Maldinit, vazhdon kërkimet për të fuqizuar skuadrën.

Duhet edhe një tjetër që të krijojë superioritet në zonën gol dhe sulmuese, ndaj sipas medieve angleze emri i ri mund të jetë Jesse Lingard i Manchester United.

Gazetari Ekem Kronur theksoi në Twitter se Maldini dhe Pioli e pëlqejnë anglezin, prandaj ata po përgatisin një ofertë zyrtare duke marrë parasysh që kontrata e tij skadon në 2022 dhe Manchester United e di se është një mundësi e shkëlqyer për të marrë një përfitim.

Edhe West Ham po provon ta mbajë pasi sezonin e shkuar sulmuesi anglez shpërtheu me Hammers duke realizuar 9 gola në 16 ndeshje dhe duke rigjetur veten pas tunelit ku u fut te Manchester United.

Por, futja e Milanit në negociata i prish jo pak punë West Ham. Lingard luan në të tre rolet e sulmit, pra si djathtas, ashtu edhe majtas dhe në qendër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu