MALDINI: Ky Milan nuk ka frikë të ëndërrojë dhe ketë ambicje! Jemi klub i veçantë, pronësia na ndjek

Viti 2020 ishte deri tani i jashtëzakonshëm për Milanin. Skuadra kuqezi kryeson Serie A, nuk ka humbur asnjë ndeshje që nga marsi dhe ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Europa League. 

Numrat e milanezëve janë të jashtëzakonshëm dhe nën sytë e të gjithëve, aq sa sot edhe fjala “Scudetto” nuk është më e padëgjueshme, edhe pse klubi dhe lojtarët, por edhe tifozët, mbajnë profil të ulët!

Paolo Maldini, në një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, nuk e fshehu kënaqësinë e tij me skuadrën, që vazhdon të rritet dita-ditës:

“Rezultatet për vitin 2020 e tregojnë realitetin, por projekti ynë shpaloset prej dy vitesh. Ne nuk kemi një qëllim të caktuar, minimumi është të bëjmë më mirë sesa herën e kaluar. U kualifikuam në “Europa League”, kështu që ideja është të bëjmë më shumë. Do të ishte absurde të mos përpiqeshim të shkonim në Champions, edhe pse pronarët nuk na kanë vendosur si kusht, në njëfarë kuptimi”.

Pra, pas viteve të pritjes për Milanin, ne jemi kthyer të flasim mbi një titull të mundshëm: “Milani po ëndërron dhe nuk dëshiron ta ndalojë më atë. Mbi të gjitha, nuk do të heqë dorë. Gjithmonë u kërkoj lojtarëve të jenë ambiciozë. Nevojitet një qëllim, pothuajse edhe utopik, për të arritur atë që është e mundur”.

Nuk ka mungesë të rivalëve në garën për titull, edhe nëse jo të gjithë e filluan kampionatin shumë mirë: “Unë pres rritje të madhe nga Interi, Juve ka një trajner të ri dhe logjikisht ka nevojë për të thithur metoda të reja. Juve, Inter, por edhe Napoli do të luftojë për titull. As ne nuk do të tërhiqemi mënjanë”.

Në fillim të vitit 2020, pak ishin të bindur me të vërtetë nga projekti i Milanit, por tani gjithçka ka ndryshuar: “Ne nuk kërkojmë rekorde, por rezultate. Kundër Sampdoria, ekipi ofroi një provë tjetër të pjekurisë, megjithë mungesat. Të rinjtë nuk duhet të gjykohen, ato duhet të priten e mbështeten. Nëse e shihni cilësinë, që mendojmë se ekziston, atëherë prisni. Harmonia me pronarët ndihmon, ekziston një program që funksionon. Kishte harmoni edhe në momente të vështira”.

Ndër sekretet e mëdha të këtij Milani është edhe puna e jashtëzakonshme e Stefano Pioli: “Trajneri Pioli ka një rol të veçantë. Sjell qetësi, ekuilibër, njohuri të futbollit. Sjell ndjeshmëri, por edhe intensitet”.

Ekipi që lindi është një përzierje e shkëlqyer midis të rinjve dhe elementëve më me përvojë si Ibrahimovic: “Këto janë të rëndësishme për nxitjen e rritjes. Tani jemi më të sigurt se katër muaj më parë. Për lojtarët e rinj, fitorja pa Ibrahimovic, Kjaer, pa lojtarë të tjerë themelorë si Bennacer dhe Rafael Leao, është një shenjë e mirë. Nxit vetëvlerësimin”.

Në ekipin kuqezi ka shumë djem, që kanë mahnitur. Mes tyre, sigurisht është edhe Saelemaekers: “Shpesh, kur nënshkruajmë me lojtarë, shumë ndikohen nga emrat dhe skuadrat që i përkasin. Saelemaekers është një histori e mirë, por ka shumë brenda këtij Milani. Unë mendoj për Theo Hernandez: dukej se për të ishte shansi i fundit, pas Real Madridit. Thirrja e fundit dhe përgjigja e tij ishin aty bashkë. Theo është një djalë i mirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu