Maldini komenton Donnarumma, Kessie, Giroud dhe jep surprizën

Paolo Maldini e ka marrë fjalën sot në sallën e hedhjes së shortit të Serie A 2021-22 ku Milani i tij do ta nisë ndaj Sampdoria-s jashtë fushe.

Sakaq, edhe merkato ishte temë e kësaj tavoline të përbashkët në një farë mënyre, ku drejtuesit ishin përballë dhe përkrah njëri-tjetrit.

Drejtori teknik i Milanit, teksa shihte pamjet e Donnarumma pas finales së Euro 2020, u shpreh i keqardhur:

“Ndjej keqardhje që u largua, natyrisht, edhe pse na ka dhënë shumë.

Por, unë preferoj të ardhmen sepse ajo më pëlqen jashtë mase.

Dhe atë do ta bëjmë me futbollistët që kemi ose ato që do të vijnë. Kemi marrë një portier tjetër të madh që do të luajë në portë.

Kessie do të jetë e ardhmja? Sigurisht! Po punojmë për rinovimin”.

Sa i përket Giroud, Maldini konfirmoi se “vjen ditën e nesërme. Bashkë me Ibrahimovic formojnë një dyshe sulmuese të re (qesh) Përtej shakave, Milani është ekipi me mesataren më të re në Serie A dhe ky miks i eksperiencës dhe rinisë është i rëndësishëm.

Giroud është një kampion i madh, i saposhpallur fitues i Champions dhe pse nuk ka pasur mundësi të luajë shumë.

Por, nuk përjashtoj se do të vijë një sulmues tjetër dhe më i ri në fund…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu