Maldini: Kerkojme profile te rinj por dhe me eksperience, merkato mbyllet ne 2 shtator!

Ne prezantimin e Krunic dhe Theo Hernandez sot ka folur Paolo Maldini rreth merkatos se kuqezinjve ne hyrje dhe dalje.

Kerkojme lojtare te rinj po ashtu dhe me eksperience qe te rrisin me mire te rinjte ne skuader.. Modric? Nuk kemi asnje tratative me kroatin edhe pse do ishte perfekt per ne, lojtaret me kualitet kushtojne por dhe nuk duhet te nxitohemi per te gabuar sa me pak te jete e mundur. Eshte normale qe ne fillim te merkatos cmimet te jene te larta, por ne fund fillojne e zbresin, nuk duhet te nxitohemi pasi ka kohe deri ne 2 shtator edhe pse do mundohemi te bejme skuadren sa me shpejt te jete e mundur.

Me trajnerin Giampaolo flasim cdo dite dhe e dijme se ku duhet te perforcohemi, jane larguar 4 mesfushore qe i mbaroi kontrata dhe numerikisht jemi ende mbrapa. Idea jone eshte te permirsojme skuadren nga sezoni kaluar, ti japim trajnerit skuadren e kompletuar sa me shpejt te jete e mundur.

Krunic dhe Hernandez? Rade ka bere shume mire te Empoli dhe ka akoma mundesi per tu permirsuar akoma me shume, ndersa Theo eshte vetem 21 vjec dhe eshte nje nga mbrojtesit e krahut me te mire ne qarkullim. Ka fituar nje Champions dhe mund te behet nga 3 me te miret ne bote ne te ardhmen..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu