Maldini i zhgënjyer nga Donnarumma: “Duhet të paguajmë qira 2 vjetore 40 mln euro?! Harrojeni…”

Donnarumma-Milan, kapitull i mbyllur! Kjo sepse edhe pasi u arrit Champions League, portieri nuk ktheu përgjigje dhe oferta kuqezi vazhdonte të ishte e pakënaqshme…

Fjalia “vendos Mino Raiola për mua” duket se ka mërzitur jashtë mase Maldinin, që besonte te vlerat e Donnarumma dhe se ky i fundit kishte dashuri për atë shirit që mbante në krah.

Në fakt, gjithçka lidhej me komisionin që donte agjenti dhe jo rrogën.

Sipas asaj që SportMediaset raporton për Italia Uno, pas takimit “rrufe” të Pavel Nedved në Motecarlo për t’u takuar me Mino Raiola, negociatat për të sjellë Gigio Donnarumma në Juventus në fakt kanë filluar.

Palët do të ishin më afër, me portierin të gatshëm t’i thotë “po” një oferte prej 8 milion eurosh, domethënë e njëjta që është bërë nga Milani.

Ndryshe nga kuqezinjtë, megjithatë, klubi i Juventusit është i gatshëm të paguajë një komision midis 15 dhe 20 milion euro për Raiola.

Për t’i lënë vend Donnarumma, Juve po punon për të shitur Szczęsny, mbi të cilin do të kishte disa ekipe të Premier League të interesuara.

Sakaq, edhe Barcelona ka nisur negociatat për Donnarumma dhe oferta mund të jetë më e madhe, por vetëm nëse shitet Ter Stegen dhe nuk duket aq e lehtë të ndodhë këtë verë.

Por, duke iu kthyer prapaskenës Milan-Donnarumma, duket se llogaria që ka bërë Maldini ishte e thjeshtë: 10 mln euro Donnarumma për dy vjet (sepse aq pranonte Raiola) dhe pa klauzolë për prishje kontrate por ikje falas pas 2 vitesh dhe pasi të ishin paguar 20 mln komision.

“Duhet të paguajmë 40 mln euro për një qira dy vjetore për Donnarumma?! Jo faleminderit”, duket se është shprehur Maldini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu