Maldini flet mbi rinovimet e Donnarumma dhe Calhanoglu!

Paolo Maldini u intervistua nga Sky Sport para ndeshjes Inter-Milan. Drejtori i përgjithshëm kuqezi u ndal te momenti, por sidomos rinovimet dhe futbollistët e caktuar.

Për momentin: “Historia jonë e fundit fillon nga pas karantinës! Presim të vazhdojmë në këtë rrugë. E dimë se do të jetë e pamundur të mbetemi të pamposhtur gjatë gjithë vitit, por duhet të vazhdojmë të jemi të guximshëm dhe kur ke guxim, fati të ndihmon”.

Për Interin: “Ka skuadër më të plotë në kampionat, ndoshta favoriti i Serie A. Janë një ekip i fortë”

Për rinovimin e Donnarumma: “Do të flasim për të, nuk është i vetmi, Calhanoglu është gjithashtu në të njëjtën situate, do të kemi edhe Ibra. Këto janë gjëra me të cilat do të duhet të përballemi, tashmë jemi duke u përballur.

Nuk kemi pasur asnjë moment për t’u shkëputur, këto janë gjëra që do të bisedojmë me agjentët e tyre dhe vetë lojtarët. Milani ka për detyrë të përpiqet t’i mbajë ata, jemi në negociata, duhet të jemi të lumtur të dy palët, shpresojmë të ndodhë kështu”

Për përmirësimet: “I kemi dhënë një farë stabiliteti punës së bërë, të rinjtë janë rritur, trajneri është i njëjtë, rezultatet kanë ndihmuar pjekurinë. Nuk mendojmë se kemi arritur maksimumin, e dimë se nuk jemi më të fortët por ne jemi një ekip. Gjëja që na dallon më shumë për momentin”.

Për hendekun me ekipet e tjera: “Sezoni i kaluar ishte i çuditshëm, hendeku i rezultatit është rritur në krahasim me vitin e kaluar, por ndihemi shumë më pranë të tjerëve, është një besim që kemi nga pesë muajt e fundit”.

Leao: “Ky është guximi për të cilin po flisnim, do të përpiqemi të sulmojmë, por edhe do të duhet të vuajmë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu