Paolo Maldini foli në konferencën për shtyp në hapjen e sezonit të ri futbollistik të Milanit për edicionin 2020-21, kur përkrah Gazidis dhe Massara iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve…
Një fjali e drejtorit teknik kaloi ndoshta pa zhurmë dhe pa u analizuar siç duhej, por parashikonte “fishekzjarre” në merkato: “Mund të mos ketë para, por ka shumë ide!”.
Ide që po gjejnë baza, si Tonali në formulën e jashtëzakonshme dhe një kryevepër me vetëm 5 mln euro bilanc sivjet. Ide si Brahim Diaz në huazim, apo Bakayoko me një huazim që nuk peshon në bilance…
Dhe, nuk ka mbaruar ende!