Maldini e ndoqi për disa muaj por tani u kthye utopi! Xhevahiri portugez drejt Premier League

Nuno Mendes, mbrojtës i krahut i lindur në vitin 2002 (vetëm 18 vjeç), protagonist i një super viti me Sporting Lisbona, përfundoi në merkato siç edhe ndodh zakonisht…

Milani me Maldinin e ndoqën prej kohësh dhe më pas patën edhe sondazhe me agjentin e futbollistit portugez, por ishte e pamundur që të shtyheshin më tej duke ditur se koston e operacionit dhe faktin se në krah të majtë janë të mbulur me Theo Hernandez.

Tani konkurrenca është rritur edhe më shumë: në garë sipas Daily Mail është futur Manchester City që është i dashuruar me Guardiolan për lojtarët të shpejtë dhe teknikë.

Madje, “A Bola” shtyhet deri aty sa thotë se është gati një çek prej 60 mln eurosh për futbollistin e Portugalisë. Një shumë e frikshme edhe në kohë Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu