Karriera e Mattia Caldara nuk pati ngritje kur mbrojtësi i konsideruar i talentuar, iu bashkua kuqezinjve në vitin 2018. Pas sezoneve të shkëlqyera në Atalanta, ai dukej i destinuar të bënte emër edhe në Milano. Megjithatë, lëndimet e prekën rëndë.
Milani e kishte huazuar te Atalanta me shpresën e një rinisjeje dhe mbi të gjitha për të mbledhur rreth 15 milionë euro nga kartoni. Gjërat nuk shkuan mirë dhe klubi i Bergamos ia ktheu atë Djallit, i cili më vonë ia huazoi Venezias. Me skuadrën e sapo promovuar në Serie A ai ka mundësinë të luajë vazhdimisht dhe të rfitoje karrieren e tij.
Caldara ka bërë 10 paraqitje mes Serie A dhe Coppa Italia këtë sezon. Në ndeshjen e fundit të ligës, të fituar 3-2 ndaj Romës, ai shënoi golin për avantazhin e Venezias. Një rrjete që sigurisht i jep atij besim të madh për të ardhmen.
Milani shpreson që mbrojtësi i lindur në vitin 1994 do të jetë në gjendje të performojë mirë gjatë pjesës tjetër të sezonit dhe se Venezia mund të shpëtoje. Në fakt, në marrëveshjen e huazimit parashikohet një e drejtë blerje prej 4 milionë eurosh. Nëse klubi venezian mbetet në Serinë A, është e mundur që Caldara të blihet nëse paraqitjet e tij bindin.
Shitja e mundshme me 4 milionë euro do të shkaktonte në çdo rast një humbje në bilancin e Milan, duke qenë se vlera e mbetur në 30 qershor 2022 do të jetë 7.4 milionë nga marreveshja e kryer ne ate kohe me Juventusin.
Kontrata e ish-lojtarit te Atalantës dhe Juventusit skadon në vitin 2023. Duke marrë parasysh kursimet në pagën e tij prej rreth 2.2 milionë neto në sezon, efektet në llogaritë e kuqezinjve do të ishin ende pozitive. Gjithçka që mbetet është të presim!