Maldini dhe Massara, basti i tyre quhet Traore! Lojtari firmos

Për Chaka Traore gjithcka e kryer! Talenti vjen nga Parma me një kosto shumë të ulët, pra 600 mijë euro.

Ai sot ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka hedhur firmën në kontratën e tij me Djallin për pesë vite.

Do ta nisë fillimisht me ekipin Primavera të Giuntit dhe më pas do të jetë në monitorim edhe nga Stefano Pioli për ekip të parë nëse menjëherë tregon brumin dhe se mund të jetë gati për ekipin e parë kuqezi.

Chaka Traore bëri debutimin e tij në Serie A sezonin e kaluar dhe kundër Milan në minutën e tridhjetë e tetë të pjesës së dytë. Në atë ndeshje, Milani fitoi dhe Traore, në moshën 16 vjeç, bëri debutimin e tij midis profesionistëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu