Drejtuesit e Milanit kanë treguar se janë shumë të vëmendshëm ndaj të rinjve nga e gjithë bota me punën e tyre të skautëve.
Midis talenteve të shumtë të ndjekur është edhe Lovro Majer, të cilin shumë e konsiderojnë Modricin “e ri”.
Mesfushori kroat i lindur në vitin 1998 është padyshim i talentuar dhe po tregon me fanellën e Dinamo Zagrebit shumë paraqitje të mira.

Gola dhe asistime për lojtarin që luan në qendër të fushës si mbrojtës dhe si playmaker.
Majer luajti sonte kundër Feyenoord në Europa League dhe sytë e skautëve kuqezi ishin te ai. Ndeshja në Zagreb u mbyll 0-0 dhe Majer luajti 90 minuta.
Siç raportohet nga Calciomercato.com, Milani do të ndjekë nga afër lojtarin i cili, megjithatë, është me të vërtetë i pëlqyer nga shumë skuadra.
22-vjeçari nga Zagrebi është gjithashtu në shënjestër të Borussia Dortmund, Fiorentina, Leeds, Valencia dhe Seville.
Kontrata e Majer do të skadojë në 2023.