Maldini del hapur mbi Thauvin! Deklaratat e tij për Telefoot pranojnë lajmet nga Spanja

Paolo Maldini, i intervistuar nga transmetuesi francez Telefoot, iu përgjigj një pyetje në lidhje me Florian Thauvin, anësori i Marseille, që sipas medieve spanjolle tashmë ka arritur akordin me kuqezinjtë për t’u transferuar qershorin e ardhshëm me 3 mln euro në sezon dhe kontratën për 5 vjet.

“Ai është një lojtar që do t’i japë fund kontratës, kështu që është një lojtar interesant nga pikëpamja ekonomike. Është një lojtar i nivelit të lartë.

Nuk është saktësisht prototipi i lojtarit që kemi marrë në këto dy vjet sipas moshës. Ajo që ne gjithmonë themi është se përzierja e duhur është ajo që përbëhet nga shumë lojtarë të rinj me lojtarë me pak më shumë përvojë që mund të japë pak më shumë.

Sigurisht që është një profil që duhet të ndiqet”.

Thauvin u ndoq nga Milan në verë dhe u rikthye sërish në qendër të vëmendjes. Kjo pasi kuqezinjtë po shohin një futbollist me këto karakteristika për në kraj të djathtë të sulmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu