MALDINI: “Biseduam me Simakan! Shohim nga Franca. Talenti që duam duhet të ketë këto karakteristika”

Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini, i intervistuar nga Telefoot, foli për Simakan dhe karakteristikat që duhet të kenë lojtarët e kërkuar nga kuqezinjtë në merkato:

“Ne folëm me agjentët e Simakan në muajt e mëparshëm dhe gjithashtu me djalin. Duhet të them se ne gjithashtu biseduam me të tjerët dhe flas për lojtarë të Ligue 1.

Ajo që ne shohim në ligën franceze është se, duke mos qenë shumë taktike, lojtarët zhvillojnë shumë aftësi individuale, si në sulm ashtu në mbrojtje, por sidomos në duelet 1 kundër 1″.

“Në futbollin modern mendoj se kjo është thelbësore. Ideja jonë është pikërisht ajo për të marrë këtë lloj talenti, ndoshta pak ende jo gati nga pikëpamja taktike, por që ka aftësi të mëdha fizike dhe sidomos në një kundër një, qoftë Simakan apo dikush tjetër “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu