Maldini bën misteriozin mbi mbrojtësin, “Sky Sport” zbulon kontaktet e fundit!

Milani po kërkon mbrojtës dhe Paolo Maldini e ka konfirmuar zyrtarisht këtë gjë edhe sonte. Natyrisht, shumë emra në tavolinë, të thënë dhe të pathënë, aq sa “misteri” rreth drejtorit teknik mbetet… “Ka edhe emra të tjerë që nuk kanë dalë”, tha ai!

Gianluca Di Marzio, i cili foli për Sky Calciomercato L’Originale në Sky Sport, zbuloi për interesin e Milanit për mbrojtësin Matija Nastasić që dikur ka luajtur në Serie A me fanelën e Fiorentina-s.

Calciomercato Roma, torna l'idea Nastasic dello Schalke 04: la situazione

“Mundësia e shfaqur quhet Nastasic! Ai e njeh shumë mirë ligën italiane sepse ka luajtur me Fiorentina. Luan te Schalke prej disa kohësh”

“Për të kuptuar nëse Schalke mund të hapë dyert për një formulë që Milan do të dëshironte, por kontakte ka pasur. Do të shohim nëse emri surprizë do të jetë me të vërtetë ai”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu