Maignan vjen me një surprizë në Milanello: “Kickboxer dhe studjues italishte, sepse portieri duhet…”

Aventura e re për Mike Maignan fillon sot! Ai do të zbarkojë në Milano për herë të dytë dhe pas shumë kohësh pasi e bëri këtë gjë përpara se të niste Euro 2020 me Francën e tij (vizitat mjekësore dhe firma)

Detyra e tij nuk do të jetë e thjeshtë: të bëjë që Donnarumma të harrohet.

Por francezi, siç raportohet nga Tuttosport, përshkruhet nga të gjithë si një djalë i ashpër, dhe kjo do ta ndihmojë atë të mos “vuajë” një situatë të komplikuar.

Në Milanello ai do të gjejë një togë bashkatdhetarësh me të cilët do të jetë në gjendje të krahasohet, edhe nëse, për shkak të rolit të tij, do të duhet të mësojë shpejt italisht për të udhëhequr më mirë prapavijën dhe të gjithë fazën mbrojtëse të ekipit.

Në këtë drejtim, siç e shpjegoi ai vetë, Maignan gjatë pushimeve ka nisur të mësojë italisht me kurs intensiv.

Veç kësaj, është stërvitur dhe ka mbajtur trupin në formë, madje edhe duke bërë kickbox dhe arte marciale. Kjo sepse ai po zhvillon sidomos reflekset dhe daljet brenda zone gjatë goditjeve standarte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu