Maignan pret Milanin dhe mbretëron në top 5 kampionatet europiane! Shifra e çmendur

Mike Maignan është portieri që është bllokuar nga Milani për të paktën një kontratë individuale me një rrogë 3 mln euro në sezon për pesë vitet e ardhshme.

Praktikisht, në rast se Donnarumma nuk do të rinovojë, natyrisht që francezi do të vishej kuqezi. Mbetet ende akordi me Lille për t’u arritur por nuk do të jetë problem sipas “Gazzetta dello Sport”.

Në fakt, duhet theksuar se llogaritë janë bërë me laps dhe letër. Kartoni i tij do të vlerësohet rreth 12-15 mln euro dhe jo më shumë.

Por, në anën tjetër, duhet theksuar se nëse Donnarumma ikën kursehet të paktën në rrogë 8 mln euro për 2-3 vjet, që do të thotë në total 24 mln euro.

Pra, nga këto 24 mln euro, 15 mln euro do të ishin për rrogën e Maignan dhe pjesa tjetër kartoni, që do të paguhej më dy ose tre këste dhe kështu që do të zbutej sipas çdo viti në bilanc.

Me ndeshjen e fundjavës së fituar nga Lille 2-0 ndaj Nice, Maignan arriti 19 ndeshje më portën e paprekur në Ligue 1 në sezonin 2020/2021.

Me këtë mesatare të frikshme, është portieri më i mirë në top 5 kampionatet europiane. Një rekord që arrihet pas atij të Kevin Trapp në sezonin 2015-2016 te PSG.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu