Tajneri i Milanit, Stefano Pioli foli me gazetën e edicionit të sotëm të Il Giornale edhe në lidhje me paraqitjet e portierit Mike Maignan, duke u ndalur te sekreti i francezit…
“Si e mora vesh sa i fortë ishte? Kur luajmë kundër një rivali evropian, ne në staf zakonisht shohim 4-5 ndeshje për të kuptuar se me kë do të takohemi.
Dhe në ato ndeshje, Majk më kishte goditur. Pastaj kur mbërriti në San Siro, e pashë dhe u ndjeva i përfshirë në pëlqimin për të duke konfirmuar ndjesitë e para…
Pastaj, menduam ta ndiqnim me stafin tonë të portierëve në ndeshje të tjera dhe na konfirmuan atë që kishim menduar….
Tani Majk ka dhënë 105%, ai është gjithmonë i përqendruar, kurioz deri në mosbesim!
Ai jeton me intensitet jo vetëm në ndeshje, por edhe gjatë javës në stërvitje. Ai është një fanatik i përgatitjes “.
Por, Pioli ka rrëfyer edhe se një tjetër talent së shpejti do të dalë në pah dhe është fjala për Daniel Maldini, që ka shënuar ndaj La Spezia dhe gjithashtu ka marrë përgëzimet e para:
“Daniel është një djalë me talent dhe vlera. Nuk është e lehtë të mbash atë mbiemër dhe paragjykimet shpesh janë të shumta dhe të padrejta.
“Ai ka cilësi dhe talent. Ai është në fillim të karrierës së tij. Milani ka një histori të madhe, për shembull: çdo herë, në Milanello, unë kaloj përpara statujës së Nereo Rocco dhe mendoj se ai shikon çdo seancë time stërvitore. Lojtarët stimulohen nga mjedisi”.