“Maignan ka vetëm një difekt, por ia rregullon Dida… Duhet të ruhet nga kjo gjë në Serie A”

Në intervistën dhënë Tuttosport, Sebastian Frey, ish -portier në Serie A, foli për Mike Maignan, portierin e ri të Milanit dhe bashkeatdhetar:

“Liga italiane është e vështirë, ai do të duhet të jetë në gjendje t’i rezistojë presionit, do t’i ketë të gjithë sytë sepse njerëzit mezi presin për të krahasuar se kush ishte aty më parë, pra Donnarumma.

Kjo është e vetmja gjë që mund ta vë atë në vështirësi. Për mua ai është një portier i mirë, vlen per Milanin.

Ai është një portier shumë shpërthyes, me kujton pak veten. Shumë intuitë, shumë shpejtësi në vijën e portës, shumë pritje spektakolare.

Një portier te cilit nuk do të jetë e lehtë t’i shënohet në vijën e portës. Për çfarë ka nevojë të përmirësohet? Më thonë në lojë me këmbët e tij, por jam i sigurt se Nelson Dida do ta ndihmojë atë të rritet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu