Mbrojtësi Harry Maguire është i karikuar në prag të sfidës së Europa League mes Manchester United dhe Milanit.
Një përballje mes dy ekipeve “djaj”. Duke folur për këtë sfidë, mbrojtësi i United, tha:
“Kur isha fëmijë ndiqja ndeshjet e Milanit, pasi është një skuadër e madhe. “San Siro” është një stadium legjendar dhe kur mësuam emrin e rivalit ishim të kënaqur për një përballje të tillë”.

“E pranoj që do të jetë një sfidë e vështirë por edhe emocionuese. Dimë që Milani këtë vit është një rival i fortë, por edhe ne jemi përmirësuar ndjeshëm. Jemi në vendin e dytë dhe mund të duelojmë për kreun.
Mposhtëm City, jemi të karikuar dhe synojmë që një fitore të tillë të korrim edhe ndaj Milanit”, tha Maguire.