Magjia e parë nga Diaz! Numri spektakolar dhe pasimi perfekt (Fotosekuenca)

Brahim Diaz ka debutuar zyrtarisht me Milanin në një ndeshje serioze dhe jo miqësoret e luajtura përpara Europa League, aty ku ka nisur edhe sezoni 2020-21 për kuqezinjtë.

Spanjolli menjëherë tregoi vlerat e tij dhe dhuroi edhe një numër magjike, në një pasim perfekt për Castillejo që nuk u shfrytëzua nga ky i fundit, pasi mbrojtësi arriti t’ia largonte topin me një “tackle”.

Numri 21 kuqeziu u aktivizua nga Pioli në minutën e 84′ të ndeshjes dhe pasi mori një top nga Calabria, bëri një numër të bukur mes dy lojtarësh të Shamrock, dopio finte, duke u çmarkuar dhe pasuar në vertikale për Castillejo.

Edhe disa lëvizje të tjera mjaft të mira për lojtarin e ardhur në huazim nga Real Madrid, sigurisht me shpresën që do të qëndrojë më shumë se sa një vit, sipas akordit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu