Magjia e numrit “10”! Calhanoglu e rinis ashtu si e la sezonin (VIDEO)

Hakan Calhanoglu e rinis aty ku e la: te paraqitjet e mira dhe te golat! Numri “10” i Milanit merr në dorë situatën dhe në një moment kur rezultati ishte ende i lëkundur me golin e vetëm të Ibrahimovic, realizon një perlë të vërtetë!

Shumë tru, shumë teknikë, shumë ftohtësi! Në hyrje të zonës, një goditje perfekte e paarritshme nga portieri i Shamrock Rovers.

Turku, në fakt, në dy raste iu afrua golit por ishte i pafat, sidomos me një roveshatë ku topi kapi traun e portës, por edhe një goditje të bllokuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu