Luis Suarez akuzon Milanin! “Mirë që ma tha Hermoso atë që po bënin”

I intervistuar nga TVE, Luis Suarez foli për penalltinë e shënuar kundër Milanit me fanellën e Atletico, nje gol ne transferte ne Champions qe mungonte prej 6 vitesh.

Sulmuesi uruguajian tregon edhe nje prapaskene: “Mario Hermoso më tha të jem i kujdesshëm sepse lojtarët e Milanit po shkelnin piken e penalltise për të fituar pak avantazh dhe unë nuk e vura re. Ata po benin grope qe topi te ndryshonte trajektore.

Hermoso ishte zevendesuar, por lojtarët janë të gjithë të përfshirë sepse kjo skuadër është kështu. Këto janë detaje që ndihmojnë shumë.

Presion? Jam mësuar të jetoj situata të ngjashme. Unë nuk kisha pasur një thatesire kaq të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve. Me besimin që keni te shokët tuaj të skuadrës, në stërvitje stafi, është mirë të jetosh një moment si ky.

Angazhimi që kam, ambicia për të mos u mërzitur duke fituar, për të mos u mërzitur nga dëshira për të konkurruar në çdo moshë dhe ndonjëherë trupi ndihmon dhe ndonjëherë jo…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu