Luis Enrique shpjegon pse nuk e thërriti Diaz: “Dëgjoni, ai po bën mjaft mirë por…”

Megjithë paraqitjet e shkëlqyera të treguara në fillim të sezonit (4 gola dhe 2 asistime në 8 ndeshje midis Serie A dhe Champions League) Brahim Diaz nuk ishte në gjendje të rrëmbejë thirrjen nga ekipi i tij kombëtar.

Në listën e publikuar këtë mëngjes nga trajneri Luis Enrique, emri i numrit dhjetë kuqezi nuk figuronte.

Trajneri spanjoll, i cili do të përballet me Italinë e Mancinit në San Siro në Ligën e Kombeve më 6 tetor, foli për fantazistin dhe e bëri këtë në një konferencë për shtyp:

“Ai po bën shumë mirë në Milano, unë jam i lumtur”.

Luis Enrique më pas shtoi për të ardhmen: “Sa më shumë që numri i tij të përmirësohet, aq më shumë i afrohet përmbushjes së kushteve që ne kërkojmë këtu, në mënyrë sulmuese dhe mbrojtëse, dhe ai mund të thirret”.

Prandaj është një ftese për Brahim Diaz qe të vazhdojë kështu gjatë pjesës tjetër të sezonit dhe thirrja nga Roja mund të arrijë së shpejti.

Ndërkohë, mesfushori sulmues ka lehtësuar shqetësimet në gju dhe është në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli për ndeshjen e rëndësishme të së dielës jashtë në fushën e Atalantës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu