Luhet Milan-Bologna, Sinisa Mihajlovic “i lutet” Ibrahimovic!

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të Milan-Bologna, që do të luhet ditën e hënë, ora 20:45 në “San Siro”, trajneri i ekipit kuqeblu, Sinisa Mihajlovic foli për Ibrahimovic.

Këto janë fjalët e tij për sulmuesin suedez të Milanit, të cilin e ka edhe shumë mik dhe bashkë u takuan në verë në Sardenjë për pushime: “E pashë atë në Sardenjë dhe u përshëndetëm. Shpresoj që të mos na japë prap pesë petulla si sezonin e kaluar…(qesh). Dua të paktën të bëjë më pak nga sa ka bërë kohët e fundit”.

“Ajo që shpresoj të mos ndodhë më është të humbim pa luftuar. Këtë vit, nëse do të ndodhë, do të jetë një rrëmujë. Nëse luajmë siç dimë mund të mundim këdo”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu