Lufton për mbijetesë, presidenti i Parma-s “paralajmëron” Milanin!

Duke folur gjatë emisionit “Parma Europa”, presidenti i ekipit dukal, Kyle Krause, foli për ekipin e tij, që është duke luftuar për shpëtimin nga rënia në kategori dhe të shtunën do të presë Milanin.

“Unë mendoj se ekipi ka një shans për të shpëtuar. Në Benevento, por edhe në disa nga ndeshjet e fundit, ne e meritonim të fitonim dhe grumbulluam më pak se sa duhej.

Ndoshta do të rimarrim diçka të shtunën kundër Milanit. Unë nuk e di cili është shkaku i lojës, performancës dhe pritshmërive.

Por unë nuk mendoj se është çështje karakteri. Në këtë klub ka pasur shumë ndryshime në të njëjtën kohë dhe në të gjitha nivelet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu