“Luftë me Chelsea për Tomori! Nuk ishte aspak e lehtë, ja pse këmbëngulëm aq shumë”

Drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara u intervistua nga Sky para ndeshjes Milan-Atalanta dhe u ndal te merkato:

“Milani dëshiron të konkurrojë deri në fund. Në një sezon si ky ku incidenca e lëndimeve është shumë e lartë, ne duam të jemi të gatshëm dhe të jemi në gjendje t’i japim zgjedhje trajnerit në mënyrë që të shkojmë sa më larg në të tre kompeticionet”.

Për Zëvendës Theo: “Afirmet kanë mbaruar. Ne do të shohim nëse ka mundësi, por për momentin nuk ka gjasa”.

Për Tomorin: “Ne gjithmonë përpiqemi të marim një të drejtë blerje. Ndonjëherë nuk është e mundur dhe për të pasur lojtarin heqim dorë.

Na duhej të luftonim mjaftueshëm për Tomorin, jemi të bindur që ai mund të na ndihmojë, ai ka karakteristika të ndryshme nga mbrojtësit tonë.

Ka karakteristika në shpejtësi dhe agresion, por ne jemi të kënaqur me Kjaer, Romagnoli, Gabbia, Kalulu dhe Musaçhio. Ne e konsiderojmë veten të plotë dhe jemi të sigurt. Sonte presim një ndeshje shumë të komplikuar”.

Merkato për të fituar menjëherë?

“Jo, të jemi konkurrues në të gjitha ndeshjet. Për shkak të lëndimeve dhe Covid ne u gjendëm në një emergjencë, me trajnerin i cili arriti të gjente zgjidhje alternative.

Pasja e mundësisë sot për të pasur një organikë të plotë nga pikëpamja numerike na siguron.

Gara për Champions do të jetë e ngushtë dhe ne do të duhet të bëjmë më të mirën siç kemi bërë që nga fillimi i kampionatit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu