Lufta Scudetto, trajnerin e Sassuolos e bind Milani!

Roberto De Zerbi foli për Sky Sport në fund të ndeshjes kundër Juventusit, e humbur 3-1:

 “Në një moment të caktuar doja të fitoja ndeshjen, pashë se ishte mundësia dhe duhej të ishim më cinikë përpara portës së Juventusit, pasi ata mund të dënojnë në çdo moment.

Ky kampionat është i ekuilibruar, mund të humbasësh ndaj të parit ose të fundit në renditje.

Ai që më bind më shumë është Milani! Por mua më pëlqen Juventusi, ata kanë luajtur 3-4 ndeshje të nivelit të lartë dhe nuk ishte e lehtë me trajner të ri dhe pa përgatitje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu