Luca Stanga, një tjetër produkt interesant kuqezi!

Milani i të rinjve! Kjo fazë përgatitore e kuqezinjve po dallohet më shumë për paraqitjet dhe golat e të rinjve se sa për ekipin titullar!

Kundër Vicenza, një gol tjetër veç atij të Lorenzo Colombo (sulmues i lindur në 2002 rritja e të cilit ndiqet me vëmendje të madhe nga drejtuesit), erdhi nga Luca Stanga (18 vjeç i lindur në Breschia), një mbrojtës i ri që tashmë po bën mjaft mirë në Vismara, qendra stërvitore, aq sa edhe në kampionatin e të rinjve sezonin e shkuar shkëlqeu me Milan Primavera (13 ndeshje).

Madje, disa herë u stërvit edhe me ekipin e Piolit, duke lënë përshtypje mjaft të mirë. Edhe pse 18 vjeç, mbrojtësi shtatlartë është agresiv, teknik dhe pozicional.

Stanga është modern, me baza të shkëlqyera si në shënim ashtu edhe në një nivel teknik. Gjithashtu spikat në sajë të leximit të trajektorëve dhe kohës së zgjedhur, karakteristika që i lejojnë atij të bëjë diferencën edhe në lojën ajrore.

Sigurisht, procesi për t’u rritur do të vazhdojë, në sajë edhe të kampionëve si Ibrahimovic, por fjalët e mira Stanga duhet t’i kthejë në vepra…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu