“Luajmë shumë dhe kemi mungesa vazhdimisht! Do t’i shihja Inter e Juve pa Ronaldo, Lukaku, Lautaro dhe Chiesa. Sonte…”

Stefano Pioli u intervistua nga Sky Sport pas ndeshjes në San Siro. Trajneri kuqezi nuk gjen justifikime dhe pranon se skuadra gaboi sidomos në pasime dhe zgjedhjet teknike.

“Skuadra ishte konkurruese, në pjesën e parë nuk pësuam aq shumë. Ne nuk luajtëm një lojë të mirë në nivelin teknik, shumë pasime të gabuara, pastaj golin e pësuam kur ishim më mirë se ata. Mund të humbësh një pasim në mesfushë, por duhet të kthehesh shpejt të rikuperosh pozicionin”.

Klasifikimi: “Kemi humbur një mundësi, mund të ketë qenë një javë e jashtëzakonshme për ne, nuk mund të përsëritemi sonte. Kishim një ndeshje të mirë kundër një kundërshtari të shkëlqyeshëm.

Duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër kundër një kundërshtari të fortë si Manchester United, më pas Fiorentina. Inter bëri shumë mirë pasi u eleminua nga Evropa, ne jemi duke menduar të marrim sa më shumë pikë”.

Për taktikat: “Në ndërtim duhet të ishim më të shpejtë, mund të sulmonim thellësinë, na mungonte saktësia teknike, por edhe lëvizjet.

Te goli që pënuam humbëm një top ku mund të menaxhonim më mirë tranzicionin, kur të mungon një lëvizje bëhet më shumë e vështirë. Reagimi ishte i menjëhershëm, patëm një top të rëndësishëm shënimi me Leao. Penalltia? Më shumë ishte se sa nuk ishte. Duhej diçka më shumë, për fat të keq nuk ia dolëm”.

Për mungesat: “Po flasim për lojtarë që na japin një cilësi të rëndësishme teknike dhe një prani komunikuese, ne kemi humbur shumë ndeshje pa qendër sulmues, pa Ibra, Mandzukic dhe Rebic. Duhet vetëm të lavdërohemi. Brenda zonës ne mund të bënim më shumë, por karakteristikat nuk mund të ndryshohen.

Mendoni për Interin pa Lukaku, Lautaro dhe Sanchez, ose Juve pa Ronaldon dhe Chiesa. Ne kemi luajtur për një kohë të gjatë pa Ibra dhe Rebic dhe megjithatë jemi atje lart”.

Për angazhimet evropiane: “Europa League është më e lodhshme se Champions, ne u kthyem në 3 të mëngjesit të premten.

E donim këtë rrugë, nuk gjej justifikime, por është e qartë që peshon. Ne filluam në shtator, por ajo që ka rëndësi është karakteri. Është një humbje që na dëmton, jemi ende të dytët në renditje, do të dëshironim të qëndronim atje edhe nëse nuk është qëllimi ynë fillestar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu