Loja e pisët nga agjenti i Calhanoglo po njollos edhe turkun! Ka ardhur momenti i së vërtetës

Me ardhjen e Stefano Pioli në stolin e Milanit, Hakan Calhanoglu ka “rilindur” në futboll. Fantazisti turk, i cili gjithmonë ka shënuar në ndeshjet që e kanë parë atë protagonist në vitet e fundit në Verona në San Siro, do të kthehet në qendër të repartit ofensiv këtë mbrëmje.

E tashma i buzëqesh turkut, i cili ka hedhur “firmën” në pothuajse të gjitha ndeshjet e fundit në të cilat ai është aktivizuar nga Pioli.

Megjithatë edhe ardhmja e menjëhershme duket paqësore.  Pavarësisht thashethemeve se ai është drejt largimit në fund të sezonit, kur kontrata me Milanin do të skadojë, realiteti pritet ndryshe.

Sipas “radiomercato”, Gordon Stipic, agjenti i tij, po e propozon atë në disa klube të larta evropiane. Kohët e fundit ka qenë gjithashtu duke folur për Inter dhe një negociatë fantazmë midis kuqezinjve dhe zikaltërve me përfshirjen e Christian Eriksenit.

Vetëm thashetheme, asgjë konkrete. E vetmja siguri ka të bëjë me gjendjen shpirtërore të Hakan: ai tashmë e ka bërë të ditur se nuk po mendon asgjë tjetër përveç Milanit dhe se është i qetë. Palët së shpejti do të trajtojnë temën e rinovimit.

Te kuqezinjtë  Calha është mirë dhe dëshiron të qëndrojë. Por, ka ardhur momenti të ekspozohet, për të kuptuar nëse është vetëm çështje ekonomike ose jo… Calha fiton 2.5 mln euro në sezon dhe agjenti ka kërkuar mbi 5.5 mln euro. Milani shkon deri në 4 mln euro dhe bonuse. Palët do të vazhdojnë të bisedojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu